Sipërfaqe të mëdha të mbjella me grurë, elb dhe tërshërë në zonën e Myzeqesë janë dëmtuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Sipas fermerëve dëmet janë më të mëdha kryesisht në kulturën e grurit pasi lagështia ka penguar dhe procesin e korrjes, që tashmë duhet të kishte nisur.