Një 33-vjeçar nga Dhërmiu u arrestua nga policia pasi shiste doza kokaine në një tabakino. Sipas policisë, I riu ishte punësuar pranë biznesit por në mënyrë ilegale shiste lëndë narkotike dhe mallra të tjerë. Nga hetimet rezultoi, se ai e siguronte kokainën nga persona të tjerë e më pas e ndante në doza dhe e shiste.