Pavarësisht mundësive të shumta që ofron Shkodra dhe zonat përreth, Shiroka mbetet pika e dobët për shumë shkodranë. Bukuritë natyrore, freskia dhe qetësia që ofron liqeni i Shkodrës janë të pazëvendësueshme për ta. Edhe të huajt gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shirokën, tërhequr nga pamja e liqenit, por edhe nga gatimet tradicionale që ofron kjo zonë.