Bashkia Shijak po gjendet përballë një katastrofe mjedisore në këto ditë të nxehta gushti. Prej javësh tashmë kazanët e plehrave janë të stërmbushur, ndërsa shumë prej tyre iu është vënë edhe flaka. Përveç dekompozimit ato digjen duke ndotur ajrin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve. Era e rëndë e tyre shoqëron të gjithë banorët nga hyrja e rrugës në Maminas deri në qendrën e qytetit. Në një rast flaka e vënë ndaj kazanit të mbeturinave kishte djegur edhe një pronë aty pranë.