Partia e Lirisë zhvillon këtë të shtunë Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sipas rendit të ditës, Konventa hapet ngaEdmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Më pas do të kryehet verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. Sipas rendit më pas do të jetë paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL.