Një erë e fortë e shoqëruar me shi ka krijuar probleme në pushimet që shumë turistë zgjodhën të kalonin në Vlorë. Gjithashtu, moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në lundrimet e mjeteve të ndryshme detare. Jo vetëm kaq, pasi është krijuar dhe një trafik i rënduar në aksin rrugor Orikum-Vlorë, kjo për shkak të largimit nga plazhet të pushuesve.