Moti i keq ka përfshire sot të gjithë vendin me reshje shiu dhe dëbore ne juglindje Moti i keq ka pezulluar përkohësisht lundrimet. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë vonesa të theksuara në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut. Natën e kaluar lundrimet janë pezulluar nga portet e Durrësit dhe Barit, duke e zhvendosur grafikun e lëvizjeve me disa orë. Rreth orës 09.30 ka mbërritur në Durrës një nga dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa tjetri parashikohet të mbërrijë pas mesditës.