Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Network 3”, gjatë të cilit u zbulua se ata shfrytëzonin për prostitucion një shtetase të huaj. Gjatë aksionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm dhe katër celularë, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.