Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit prej dekadash jetojnë mes represionit dhe mohimit të të drejtave nga Beogradi zyrtar. Prej disa vitesh, aty është ndërmarrë një formë e re spastrimi etnik duke zhdukur adresat e shqiptarëve në atë që njihet rëndom si procesi i “pasivizimit të adresave”.