Koreja e Veriut po përballet me shpërthimin e një sëmundjeje misterioze intestinale, të cilës nuk i njihet origjina. Kjo i shton vështirësitë e vendit të izoluar komunist, i cili po përballet dhe me një valë të vrullshme të Covid 19. Qindra familje janë prekur nga sëmundja e paidentifikuar, e cila e ka rritur ndjeshëm presionin mbi sistemin e rrënuar shëndetësor të vendit që mezi poi bën ballë pandemisë së koronavirusit.