Është shfaqur një tjetër vatër zjarri në Bulqizë. Korrespodenti i Top Channel, Dëfrim Karaj raporton se vatra e zjarrit ka nisur në malin e fshatit Softaçan të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, i cili sa vjen dhe afrohet më shumë me fshatin.