Një breshkë detare ka dalë në breg duke ngacmuar kureshtjen e të gjithë pushuesve. Breshka u shfaq në plazhin e sektorit ”Rinia” në Durrës. Ajo u konstatua nga policia kufitare e Durrësit që njoftoi më pas autoritetet e mjedisit për të kryer veprimet e përcaktuara në protokoll për mbrojtjen e specieve detare.