Pas tre vite pandemi, ku predominonte virusi i SarCOV, tanimë viruset dhe bakteriet në qarkullim janë rikthyer më agresive duke rritur numrin e rasteve të rënda me sëmundje infektive. Në shërbimin infektiv përveç rasteve të rënda me komplikacione të shkaktuara nga viruset e gripit janë shtuar edhe rastet me sëmundje të meningitit apo encefelaitit, dy sëmundje infektive që shkaktojnë pasoja të rënda tek pacientet.