Mes morisë së virozave të shumta dhe alergjive tek shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe kolla e mirë . Edhe pse të vaksinuar ndaj këtij infeksioni fëmijët e vegjël kanë manifetsuar kollë të zgjatur në kohë madje tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencene pediatrisë.