Ka ndërruar jetë katër ditë pas plagosjes me armë zjarri, 45-vjeçari Denis Çumani nga Shijaku. Ai u qëllua mbrëmjen e së martës në derën e banesës së tij dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spital në gjendje kritike, por nuk arriti të mbijetojë. Sipas hetimeve, mbrëmjen e 27 janarit në banesën e Çumanit dyshohet se kanë shkuar dy kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra. Ata e kanë dhunuar fizikisht 45-vjeçarin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.