Për të pestën seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë u bë dëshmitar i vijimit të “sherrnajës” që ka pllakosur opozitën. Lulzim Basha shpërtheu në akuza ndaj kryetares së kuvendit Lindita Nikolla duke ngulmuar në njohjen e tij si kryetar grupi i PD. Ndërsa Gazment Bardhi u përfshi në një përplasje të fortë me Lulzim Bashën.