Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Bulqizë, është shoqëruar me përplasje fizike. Mësohet se mbështetës të kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit, pasi nuk kishin emrat në listë.