Një konflikt në një lokal në Korçë ka degraduar me plagosje me thikë. Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se autori është një 17-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa kishte mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi. Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.