Një 24-vjeçar në Ballsh u plagos me gërshërë nga një 30-vjeçar mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 shkurti” pas një konflikti të çastit që i plagosuri dhe autori patën mes tyre. Menjëherë në vendngjarje shkoi policia dhe shoqëroi drejt komisariatit 30-vjeçarin. Ndërkohë I plagosuri u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me rastin policia nisi hetimet dhe po punonë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të sherit mes dy të rinëjve.