Dy të rinj kanë përfunduar të plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në Shkodër. Njëri prej tyre është identifikuar si Enis Preza, 19 vjeç, ndërsa i plagosuri tjetër është një 17-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, të dy janë paraqitur mbrëmjen e të premtes, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër me dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, ne qender te qytetit, ne kulmin e lëvizjeve, ku të rinjtë janë përfshirë në një konflikt të çastit me disa te tjere, që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Dy te plagosurit jane goditur disa here ne trup dhe shpine dhe kane humbur shume gjak. Shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.