Procesi i votimit për zgjedhjet lokale nisi me problematika në disa qendra në pjesë të ndryshme të vendit, por edhe me incidente, sic është rasti i regjistruar në një shkollë pranë Spitallës në qytetin e Durrësit, ku votimi u nderpre për shkak një sherri mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të Partisë Socialiste, i cili në fund degjeneroi në përplasje fizike.