Mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti të shoqëruar me debate dhe bllokim të foltores nga ana opozitës. Gjatë procesit të votimit, shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku mori numrin më të madh të votave pro, 85, ndërsa ajo që ra në sy ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Sa I përket ministrave të rinj, deputetët e Partisë së Lirisë dhe disa nga deputetët e PD-së votuan kundër, ndërsa shumica e tyre nuk morën pjesë në votim.