Që prej të dielës sistemet e informacionet dhe faqet qeveritare nuk funksionojnë, për shkak të një sulmi kibernetik masiv që vë në rrezik të dhënat e shqiptarëve. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se po punon me ekipet e Microsoft për të ndaluar dëmtimin e sistemeve digjitale, teksa shërbimet për qytetarët janë ndërprerë përkohësisht.