1225 shërbime publike ofrohen online në portalin e-albania ndërsa prej datës 1 maj vetëm 5% e shërbimeve publike ofrohen ende në sportele, ku qytetari duhet të paraqitet fizikisht. Por ndonëse vendimi për kalimin e pjesës më të madhe të shërbimeve online, si pjesë e revolucioni digjital, ka eleminuar rradhët e gjata të pritjeve, të moshuarit po hasin vështirësi.