Një rast i aplikimeve të shërbimeve dentare me preparate të skaduara është goditur nga policia në Tiranë. Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin Ervin Zeka, që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.