Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua sot në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian, duke përmbyllur kështu zyrtarisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Nga ai moment, shtetasit e Kosovës që zotërojnë që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga autoritetet e saj, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 vendesh europiane.