Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03/2026 22:50

Komentet për raketën balistike iraniane që u rrëzua nga sisteme të NATO-s në Mesdheun Lindor “japin e marrin” në shtypin grek orët e fundit , sidomos pas deklaratës së një funksionari turk se objektivi ishte Qiproja. Sipas tij raketa balistike iraniane që u neutralizua të mërkurën nuk kishte në shënjestër Turqinë, por një bazë ushtarake në Qipro, dhe se devijoi nga trajektorja . Në të njëjtin kontekst, autoritetet greke konfirmojnë se dy prej 4 avionëve luftarakë F16 që operojnë tashmë në Qipro u ngritën në ajër pas sinjalizimeve për të neutralizuar “objekt të dyshimtë”, por nuk u verifikua përfundimisht prania e ndonjë droni iranian pranë kufijve ajrorë të Qipros. Të gjitha këto zhvillime ,bashkë me ato të ditëve të fundit u reflektuan edhe seanëcn plenare të parlamentit grek , ku ka pasur përplasje dhe qasje të ndryshme për kufijtë e përfshirjes së Greqisë në krizën e Lindjes së Mesme, rolin e bazave dhe mbështetjen ushtarake ndaj Qipros. Qeveria dhe kryeministri Mitsotakis e paraqitën linjën e tyre si një “dogmë e re mbrojtëse”: me praninë dhe gatishmërinë aty ku e kërkon detyrimi kombëtar, me prioritet sigurinë e qytetarëve grekë, lirinë e transportit detar, thirrje për uljen e tensioneve dhe diplomaci, duke theksuar se Qiproja është më pranë zonës së luftës dhe kërkon mbrojtje të shtuar. Nga ana tjetër socialistët e Pasok-ut , kërkuan që Greqia të mbetet faktor stabiliteti dhe refuzuan çdo përfshirje në operacionet e SHBA me Izraelin. Νdërsa edhe partitë e tjera të opozitës akuzojnë qeverinë për rrëshqitje në një konflikt me pasoja të paparashikueshme. Në terren, zhvillimi i fundit është mbërritja e sistemit të raktave Patriot në Karpathos – një prej ishujve prej të cilëve Turqia në të kaluarën ka kërkuar çmilitarizim, por që në këtë rast nuk shoqërohet me reagim publik prej saj, as për raketat dhe as për ndihmën ushtarake që Greqia pas dekadash i ka dhënë tashmë Qipros me 4 avionë F16 dhe dy prej fregatave me moderne ne botë.

Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57