Bregdeti i Shëngjinit tashmë është në përgatitjet e fundit për hapjen e sezonit të ri turistik. Kune Vaini ose siç njihet ndryshe edhe një nga perlat e Shëngjinit, mbetet një nga më të frekuentuarat nga të huajt. Gërshetimi i natyrës me bregdetin bën që vizitoret ta shijojnë më tepër këtë zonë të Shëngjinit, gjithashtu për ta shfrytëzuar edhe për kamping.