Tanja Fajon ishte raporterja e posaçme e parlamentit europian për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një forcë shtytëse për Shqipërinë, në lëvizjen pa viza në Zonën Shegen, gjë e cila u realizua në 5 Dhjetor 2010. 14 vite më pas është po Tanja Fajon ajo e cila nga konferenca e ambasadorëve në Tiranë, shprehu shqetësimin për të ardhmen e zonës Shengen.