Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi. Kjo normë është ndër më të ulëtat në rajon, teksa sipas vrojtimeve edhe të Bankës Botërore. Shëndetësia është sektori, ku qeveria kë dështuar të mbushë premtimet e saj për rritjen e fondeve. Në vendin tonë fondet për Shëndetësinë në vitin më të mirë nuk kanë kaluar 7.7% në raport me Prodhimin e Brendshëm.