Deputetja Albana Vokshi u ndal te shëndetësia ku hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu. “Shëndetësia falas” rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës që do e përndjekë atë gjithë jetën për dëmin dhe koston e madhe humane që ka shkaktuar e që u dëshmua më qartë së kurrë gjatë pandemisë. E meqë jemi tek pandemia, ky kryeministër, ngjan aq shumë me COVID-in. Njësoj si ai, është i pabesë. Njësoj si ai është shkatërrimtar.