Mungesa e medikamenteve apo mjekeve specialist ne spitalin e Rrëshenit apo Laçit sjell fluks te lartë pacientesh ne spitalin rajonal të Lezhës. Teksa dëgjojmë të flitet për shëndetësi falas në spitalin rajonal të Lezhës nuk duket aspak i tillë, pasi vetë pacientët pranojnë që nëpërmjet ryshfetit ndaj shërbimit mjekësor mund të shmangin radhën për vizitë tek mjeku apo mund t’i marrin më herët përgjigje e analizave.