Dy punonjës të një HEC-i në ndërtim në Bashkinë e Gramshit kanë gjetur vdekjen aksidentalisht të zënë poshtë nga një masiv dheu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kantierin për ndërtimin e HEC-it në fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan. O. Llapushi 32 vjeç baba i dy fëmijëve dhe 22 vjeçari me inicialet A. B gjetën vdekjen e menjëhershme teksa u përfshinë nga një masiv shumë i madh dheu. Policia thotë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me shkelje të rregullave të sigurisë në punë.