Top Channel/ Shembet miniera e qymyrit në Kinë, pesë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
23/02/2023 21:13

Një minierë qymyri u shemb këtë të enjte në Kinën veriore, duke lënë pesë përsona të vdekur dhe mbi 48 të tjerë të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur në minierën e shembur, duke vijuar punën intensive për të nxjerrë të gjallë. Operacioni i shpëtimit u ndërpre gjatë natës për shkak të një rrëshqitjeje masive në afërsi të vendit. Mediat kineze raportojnë se më shumë se 470 punonjës të shpëtimit po punojnë në zonë së bashku me 40 punonjës mjekësorë, Zjarrfikësit, qentë e shpëtimit dhe kamionët janë mobilizuar gjithashtu nga i gjithë rajoni autonom i Mongolisë së Brendshme. “Sapo kisha filluar punën në orën 1:15 pasdite kur kuptova se gurët po binin nga mali. Pashë që situata po bëhej gjithnjë e më e rëndë dhe u organizua një evakuim, por ishte tepër vonë, mali sapo u shemb”, tha një minator i shtruar në spital. Në lidhje me aksidentin e ndodhur ka reaguar edhe udhëheqësi kinez Xi Jinping, I cili ka vënë në gatishmëri ekipet e posaçme. “Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të shpëtuar personat e zhdukur dhe për të trajtuar të plagosurit”, tha ai, ndërsa shkaku mbetet ende enigmë.

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB