Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me të, por edhe amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një person, pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.