Një pjesë e konsiderueshme e banesës trekatëshe Fico është shembur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. E zonja e shtëpisë, Lule Fico, i shpëtoi për pak ngjarjes, pasi ishte zgjuar vetëm pak minuta më herët nga krevati.