Top Channel/ Shefja e BE-së vizitë në Ballkan, por shmang Kosovën dhe Serbinë?!
06/04/2025 12:23

Nga data7 deri në 9 prill, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas do të vizitojë Ballkanin, por Kosova dhe Serbia duket se kanë mbetur jashtë axhendës së saj. Sipas gazetës serbe Danas, arsyeja për këtë është se kryediplomatja europiane po pret krijimin e qeverive në Beograd dhe Prishtinë, për t’u rikthyer më pas me një vizitë tjetër në Kosovë e Serbi, shtete këto që janë edhe në procesin e negociatave që ndërmjetësohet nga Brukseli. në Shqipëri, Kallas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për datën 8 prill, ndërsa do të ketë takime edhe edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, me të cilët do të celë bashkarisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Gjithashtu, ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë së Bankës Europiane të Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do t’u drejtohet edhe studentëve të universitetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ndërsa sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen e BE-së, në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatovic dhe kryeministrin Milojko Spajic, do të takohet gjithashtu me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një rishikim të pajisjeve të financuara nga Fondi Europian i Paqes me ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi. Në Bosnje dhe Hercegovinë, kryediplomatja e BE-së do të vizitojë trupat e EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30