Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar. I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi tha se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën. Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri , do të tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi. Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor.