Një vatër zjarri mjaft problematike është regjistruar prej më shumë se 48 orësh në malin e Boshit, në afërsi të fshatit Borshi. Flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur nga zona e fshatrave te Delvinës, janë përhapur me shpejtësi përmes zonës së Piqerasit dhe Lukovës, për të përfunduar në territorin e Boshit.