Ne këto ditë të nxehta gushti, temperaturat duket se janë rritur edhe ndër radhët mjekëve në shërbimet e qendrës spitalore universitare. Përzgjedhja e drejtuesve të shefave të shërbimeve, emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende edhe pse procesi ka nisur që në fund të muajit qershor ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka konfirmuar bindjen e tyre se nuk ka më zgjedhje por emërime.