Shtetet e Bashkuara pretendojnë se kanë të dhëna se Rusia po pret thjesht rastin sulmin mbi Ukrainë. Për këtë arsye, rusët janë përgatitur të fabrikojnë një pretekst për pushtimin e vendit fqinj. Ai, sipas një zyrtari amerikan, do të vijë në formën e një videoje me pamje të rënda që do të paraqesë një sulm të rremë kundër Rusisë.