Në një votim të cilësuar historik, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara shkarkoi kryetarin e saj, Kevin McCarthy. Kjo është praktikisht, hera e parë në historinë e SHBA-së që shkarkohet kreu i Dhomës së ulët të Kongresit amerikan. Mocioni për shkarkim u paraqit nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e vetë Partisë Republikane të McCarthy, të akuzuar ashpër se nuk kishte bërë sa ç'duhej për të shkurtuar shpenzimet federale.