Donald Trump firmosi vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare të cilat administrata e tij i përshkroi si “joefikase dhe të dëmshme”. Mes tyre janë edhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatën Penale (pasardhësi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë), UN Women, e Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).