Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01/2025 20:05

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara. Siç raporton Zëri i Amerikës, vendet e tjera të pasura nuk kanë gjasa t’i plotësojnë mungesat që pritet të krijohen nga tërheqja e fondeve amerikane. Kombet e Bashkuara janë para kohërave të vështira pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga disa prej agjencive të saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Fondet amerikane përbënin 18% të buxhetit në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh”, deklaroi një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të hënën, ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhra të ndryshëm ekzekutivë, përfshirë daljen e Amerikës nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për klimën. “Shtetet e Bashkuara nuk do të sabotojnë industritë tona ndërsa Kina ndot pa u ndëshkuar”, tha Presidenti Trump. Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ngrohjen globale. Amerika është gjithashtu kontribuesi më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara. Në seancën e saj të konfirmimit në Senat, e emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, Elise Stefanik, tha se agjencia për fëmijët UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit janë agjenci efektive të OKB-së. Megjithatë, Uashingtoni do të ndalë fondet për agjencitë e tjera të OKB-së, përfshirë agjencinë që ndihmon refugjatët palestinezë. “Taksat tona nuk duhet të jenë bashkëfajtorë në mbështetjen e subjekteve që janë në kundërshtim me interesat amerikane, janë antisemitike ose që përfshihen në mashtrime, korrupsion ose terrorizëm”, tha Stefanik. Kur Presidenti Trump uli mbështetjen financiare për shumë agjenci të OKB-së në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian rritën kontributet e tyre. Megjithatë, vendet e bllokut tani janë të përqendruara në rritjen e shpenzimeve për të ndihmuar Ukrainën, pjesërisht për shkak të skepticizmit të Presidentit Trump në lidhje me ndihmat për Kievin. “Tani që administrata e re filloi punën në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që evropianët, dy vendet tona Franca dhe Gjermania, të luajnë rolin e tyre për të forcuar një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe sovrane”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Kina nga ana tjetër nuk pritet të rrisë fondet për OKB-në. “Zyrtarët kinezë gjithashtu janë realistë për faktin se vendi i tyre po përballet me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë shumë fonde për të ndarë për të tjerët. Prandaj, nuk besoj se OKB ka alternativa në lidhje me fondet”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Gowan nga organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Kjo është hera e dytë që Trump e nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 mbi mjedisin e cila ka qëllim të parandalojë ngritjen e temperaturave globale. Paraardhësi i zotit Trump, Joe Biden në vitin 2021 vendosi që në ditën e parë si President rianëtarësimin në marrëveshjen mbi mjedisin. Analistët thonë se ky ndryshim në qëndrim mund të ndikojë tek vendet e tjera që të trajtojnë ngrohjen globale me më pak seriozitet. “Nëse Kina apo vendet e tjera nuk e ulin sasinë e gazeve të dëmshme për mjedisin, duke marrë Amerikën si shembull, atëherë ato do të shkaktojnë dëme që do të ndikojnë në ekonominë amerikane. Dëmet janë globale”, thotë për Zërin e Amerikës Sheila Olmstead nga Universiteti Cornell. Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit e kanë kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump. Sapo largimi i Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit të zyrtarizohet, që sipas rregullave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkura i bashkohen Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vendet anëtare të OKB-së që nuk janë pjesë e marrëveshjes mbi mjedisin.

Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18