E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn e ka nisur të martën me një mesazh për opozitën dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallur ‘non grata’ nga Amerika. Ndërsa theksoi se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi për një demokracie të gjallë, ajo shtoi se SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor