Konsumatorët amerikanë përballen me një rritje edhe më të madhe të çmimit të kafesë dhe çokollatave si rezultat i tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj prodhuesve më të mëdhenj në botë. Taksat, të cilat do të godasin importet e kafesë nga Brazili, Kolumbia dhe Vietnami, pritet të rrisin çmimet në dyqane dhe në bare, e kjo në një kohë, kur kostoja e kokrrave të kafesë ishte rritur sakaq në mesin e mungesave të furnizimit.