Rikthehen të shtënar me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë skenë e tragjedisë është bërë Filadelfia ku të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga ai që përshkruhet nga Reuters si sulmi më vdekjeprurës i këtij lloji në qytetin e njohur amerikan. Sipas policisë së, ngjarja ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes së djeshme pranë kryqëzimit të Lemon Hill Drive dhe Poplar Drive. Autoritetet konfirmuan se midis të plagosurve janë të paktën dy të mitur.