Një shtab pararojë i Komandës së Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë, do të vendoset në Shqipëri. Vendimin e Pentagonit ambasadorja amerikane Yuri Kim e quajti si një mënyrë të jashtëzakonshme për të nisur vitin e ri me këtë zhvillim të rëndësishëm në marrëdhënien mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ambasadorja Kim thekson se kjo është hera e parë që SHBA ngrejnë një seli të këtij lloji në Shqipëri. Sipas saj ky zhvillim është i rëndësishëm për sigurinë rajonale. Ambasada amerikane në Tiranë thotë se kjo seli e re Komandës së Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe ministrisë së mbrojtjes.