Makineria e diplomacisë perëndimore ka ndezur sërish motorët me tensionimin e ri të situatës në veri të Kosovës. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka biseduar si me kryeministerin Albin Kurti, ashtu dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën e krijuar pas sulmit të së dielës mbi policinë e Kosovës në veri, nga një grup i armatosur që vrau një oficer policie.