Ushtria amerikane ka goditur një transportues dronësh iranianë, sipas një deklarate nga Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila tha se anija tani është përfshirë nga flakët. Sulmi është pjesë e operacioneve të vazhdueshme të SHBA-së kundër Iranit. CENTCOM njoftoi në një postim në platformën X se forcat amerikane goditën një transportues dronësh iranian, i cili u përshkrua si një anije me madhësinë e një transportuesi aeroplanësh të Luftës së Dytë Botërore. “Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, shkruhej në postim.